Infermierja abuzon seksualisht me pacientin e sëmurë me zemër, ja pasoja

Kronikë e zezë

Infermierja abuzon seksualisht me pacientin e sëmurë me zemër, ja pasoja

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 17:37

Një infermiere u pushuan nga puna pasi u zbulua se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull i cili ishte nën kujdesin e saj në spital. 33 vjeçarja Rachel Shaper nga Illinois është akuzuar për abuzim seksual ndaj një mashkulli 60 vjeçar, duke e detyruar atë të kryejë marrëdhënie, gjatë kohës që ishte në spital, në pritje të një transplanti të zemrës. Tani John Cantone dhe gruaja e tij, Laura, i kanë kërkuar spitalit më shumë se 200 mijë dollarë dëmshpërblime. Ai dëshmoi në gjykatë se Shaper kishte hyrë në dhomën e tij dhe pasi ishte siguruar se dera e dhomës ishte mbyllur mirë me çelës, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale. Në momentin që ka ndodhur abuzimi, Cantone ndodhej në gjendje të keqe shëndetësore dhe ishte në pritje, nga momenti në moment, për një transplanto të zemrës së tij. Sipas raporteve të shumta mjekësore është vërtetuar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, burri 60 vjeçar ndodhej nën ndikimin e ilaçeve të shumta, me efekte të ngjashme si ato të drogës, për të mbajtur organin e tij q ë nuk funksiononte mirë, nën kontroll. Infermierja u pushua menjëherë nga puna, ndërsa gjykata është ende duke vlerësuar kërkesën e burrit për dëmshpërblim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat