Korrupsion pasiv, arrestohet kreu i Zyrës së Përmbarimit dhe një avokate në Vlorë

Kronikë e zezë

Korrupsion pasiv, arrestohet kreu i Zyrës së Përmbarimit dhe një avokate në Vlorë

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 17:08

Kreu i Zyrës së Përmbarimit në qytetin e Vlorës dhe një avokate kanë rënë në prangat e policisë, të akuzuara për korrupsion pasiv.

Blutë e qytetit bregdetar thanë për noa se të arrestuarat janë 28 vjeçarja Algerta Fejzulla, me detyre kryetare e Zyrës së Përmbarimit Shtetëror Vlorë si dhe 46 vjeçarja Dhurata Sulaj, me profesion avokate.

Mësohet se të sipërpërmendurat u arrestuan Algerta Fejzulla dyshohet se nuk ka kryer ekzekutimin e njeh titulli ekzekutiv në këmbim të një shume të konsiderueshme parash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë momentit të ndërhyrjes s policisë në një qendër estetike në afërsi të Stadiumit Flamurtari, ku, siç bëjnë me dije burimet zyrtare, ishte dhe vendi i takimit dhe i dorëzimit të lekëve të përmbarueses nga avokatja.

Burime konfidenciale pohojnë se paratë janë siguruar nga avokatja Dhurata Sulaj, e cila ka qenë ndërmjetësja midis Përmbarueses dhe një personi tjetër. Arrestimi u krye pas hetimeve 2 javore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat