Aksident në Shkodër, plagoset rëndë drejtuesi i biçikletës

Kronikë e zezë

Aksident në Shkodër, plagoset rëndë drejtuesi i biçikletës

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 15:00

Parakalimi i gabuar i një autoveture ka sjellë përplasjen e një biçiklete, duke lënë të plagosur një 22-vjeçar, dhe më pas mjeti i ka prerë rrugën një kamioni.

Ngjarja është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Bahçallëk” në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku 22-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit, por si pasojë e plagëve të marra dhe gjendjes së ndërlikuar është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, efektivët e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, dhe kanë shoqëruar në komisariat 41-vjeçarin, drejtues të autoveturës tip Fiat me targa “AA 196 BC”, 41 vjeçar.

Sipas policisë, frenimi në kohë i kamionit ka shmangur një tragjedi në rrugë, pasi mund ti kishte kushtuar jetën drejtuesit të autoveturës.

Nga hetimet paraprake, shkak i aksidentit rezulton parakalimi i gabuar dhe pakujdesia e drejtuesit te mjetit Fiat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat