Apeli lë në arrest shtëpie dy inventarizuesit e thesarit

Kronikë e zezë

Apeli lë në arrest shtëpie dy inventarizuesit e thesarit

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 10:51

Dy inventarizuesit në departamentin e Emisionit të thesarit të shtetit ku u vodhën 713 milionë lekë, do të qëndrojnë në arrest shtëpie. Gjykata e Apelit vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë që Gjykata e Tiranës dha ndaj Mehdi Mollës dhe Emiljano Lamces.

Avokatët e tyre kishin kërkuar nga Apeli ndryshimin e masës në “detyrim paraqitjeje”. Dy inventarizuesit e parave në thesarin e Bankës qendrore akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Gjykata e Apelit, pak ditë më parë ndryshoi masën e sigurisë ndaj ish-guvernatorit Ardian Fullani, duke vendosur për “arrest shtëpie”. Fullani do të qëndrojë në këtë masë deri në përfundim të hetimeve për skandalin në Bankën e Shqipërisë ndërkohë, Inspektorja e Përgjithshme e BSH-së, Elivar Golemi, vijon të qëndrojë në qelinë e paraburgimit 313, pasi Apeli e la në fuqi vendimin e Gjykatës së Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat