Godet ish-të dashurën dhe partnerin e saj, pranga shqiptarit

Kronikë e zezë

Godet ish-të dashurën dhe partnerin e saj, pranga shqiptarit

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 23:22

Natën e kaluar, rreth orës 21:30, në rrugën Veracini në Firence, një italiane 25-vjeçare, dhe i dashuri i saj 27-vjeçar, teksa kishin ndaluar për të bashkëbiseduar në afërsi të motorit të tyre skuter, ata u pikasën nga një person, nga ish-i dashuri i vajzës, i cili duke ngarë furgonin goditi motorin duke bërë që të binte mbi vajzën.

Pas kësaj, shqiptari 36-vjeçar u largua dhe pas pak minutash u kthye sërish dhe goditi të dashurin e vajzës, i cili u hodh në xhamin e përparmë të furgonit.

Sulmuesi, pronar i një biznesi në këtë zonë, doli nga furgoni dhe pasi i ofendoi të dy viktimat, ia mbathi me të katra, po rreth mesnatës shqiptari u paraqit në stacionin e policisë dhe u arrestua për tentativë vrasjeje.

Ndërsa për dy viktimat raportohet vetëm për disa të nxira, të cilat konsiderohen të shërueshme për 6-7 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat