Rrahje e gjuajtje me armë në veri, përfshihet edhe një polic

Kronikë e zezë

Rrahje e gjuajtje me armë në veri, përfshihet edhe një polic

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 15:47

Një rrahje mes katër personave dhe të shtëna armësh janë dëgjuar të enjten rreth mesditës në veri të Mitrovicës, ku është përfshirë edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Përveç lëndimeve trupore nuk ka të plagosur, bëjnë të ditur burime të Kosovapressit. Sipas këtyre burimeve, motivi nuk dihet, por incidenti ka filluar pasi personat në fjalë kanë dal nga kafeneja ‘Kod Silja’ që ndodhet në veri të Mitrovicës, dhe e tërë ngjarja ka zgjatur rreth pesë minuta.

“Polici i Kosovës Nenad Dimoviq (më herët pjesëtar i MUP-it), i cili ka qenë i dehur, gjatë incidentit ka përdorur armën zyrtare të MUP-it CZ 99, të cilën pjesëmarrësit në këtë rrahje kanë arritur t’ia marrin dhe pastaj e kanë rrahur brutalisht”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se të gjithë pjesëtarët e MUP-it të Serbisë të inkorporuar në Policinë e Kosovës posedojnë armë të tilla. Mësohet po ashtu se dy nga pjesëmarrësit në këtë rrahje pas trajtimit të tyre në spitalin e veriut të Mitrovicës, janë liruar në shtëpi.

Policia nuk e ka konfirmuar këtë rast. Ndryshe, ky është incidenti i dytë brenda kësaj jave në veri, ku përfshihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat