I plagosuri nga xhandarmëria serbe, Naim Zeqiri, lirohet nesër pasi t’i paguan 25 mijë euro

Kronikë e zezë

I plagosuri nga xhandarmëria serbe, Naim Zeqiri, lirohet nesër pasi t’i paguan 25 mijë euro

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 11:49

I plagosuri nga xhandarmëria serbe më 26 gusht të këtij viti në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi, Naim Zeqiri që është duke u mbajtur në shtetin serb, mund të lirohet nesër.
Burime të sigurta të PrishtinaMagazine pranë familjarëve të të plagosurit kanë treguar se familjes i janë kërkuar 25 mijë euro para të gatshme nga shteti serb për ta liruar Naim Zeqirin i cili ishte plagosur në një shkëmbim zjarri me xhandarmërin serbe matan kufirit.

“Nesër mund të lirohet personi i plagosur para disa ditesh nga Policia serbe. Paraprakisht familja duhët me i dorzu 25 mijë euro avans, pastaj të lirohet”, ka treguar për PrishtinaMagazine një familjar i afërt i Zeqirit që nuk ka dashur t’i përmedej emri.

Familjari ka treguar se një shumë të të hollave ia ka sigurar një person nga diaspora, ndërsa një pjesë janë duke i mbledhur deri neser në orët e para të mëngjesit kur është afati i fundit për t’i dorëzuar.

“15 mijë euro ia ka siguruar një person nga diaspora që jeton jashtë Kosovës e një pjesë tjetër janë duke i mbledh për neser”, ka treguar familjari.

Parat sipas këtij familjari duhet të dorëzohen në qytetin e Prokuples, pastaj të lirohet.

Ky familjar ka treguar për PrishtinaMagazine se Naim Zeqiri ka mbetur invalid nga këmbët .

“Ai ka mbetur invalid prej këmbëve, dhe nuk mund t’i lëviz për shkak të plagve që i ka marr”.

Më 28 gusht të këtij viti shtetasi i Kosovës Fatmir Mehmeti nga Dumnica ishte vrarë gjatë një përleshje me armë zjarri me xhandarmërin serbe, ndërsa kishte mbetur i plagosur Naim Zeqiri. Nga kjo përleshje kishte mbetur i vedkur edhe një shtetas serb që kishte qenë në detyrë.

Kufoma e Fatmir Mehmetit, i vrarë me 28 gusht nga xhandarmeria serbe, i është dorëzuar anëtarëve të familjes, nga morgu i spitalit te Prokuples.

Mehmeti u vra gjate një përleshje me armë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, ne afërsi te fshatit Merdarë.

Përleshja kishte ndodhur si shkak i prerjes ilegale të pyjeve në pjesën serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat