E varrosur e gjallë nga i fejuari, shpëton

Kronikë e zezë

E varrosur e gjallë nga i fejuari, shpëton

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 14:05

27 vjeç ajo, 25 ai, të dy polakë me origjinë dhe me një fëmijë vetëm tre vjeç bashkë. Një çift i lumtur, të paktën në dukje. Të paktën deri kur atij nuk i ka lindur ideja të vriste partneren, nënën e të birit, në një mënyrë të tmerrshme.
Marcin Kasprzak ka goditur dhe imobilizuar Michelina Lewandowska me një pistoletë elektrike taser. Me ndihmën e një miku ka lidhur të fejuarën, e ka mbyllur në një kuti kartoni dhe e ka groposur ende të gjallë në një pyll pranë shtëpisë së tyre në Huddersfield, në Britaninë e Madhe.

Për të patur mundësinë të vepronte lirshëm, Marcin i kishte lënë të ëmës fëmijën, me justifikimin se do të kalonte një natë romantike me të fejuarën. Një plan i studiuar mirë, por jo dhe aq sa për të funksionuar deri në fund. Duke përdorur unazën e fejesës, gruaja është liruar prej shiritit që e pengonte, ka carë kutinë e kartonit dhe ka arritur të dalë pasi ka hequr dhjetë centimetra dhe me të cilin e ishte mbuluar arkivoli i improvizuar.

Tani një juri në Leeds ka shpallur Marcin Kasprzak fajtor për tentativë vrasje. Burri ka shpjeguar se nuk kishte qëllim që të vriste të fejuarën e tij, por vetëm ta trembte.
“Të groposësh një njeri të gjallë ka pasoja evidente – ka argumentuar prokurori – në pak kohë mund të vdesësh për mungesë të oksigjenit”.

Motivi i ngjarjes? “Ajo më mërziste”- ka thënë autori.
Që 15 ditë përpara tentativës së vrasjes, siç tregon Daily Mail, Marcin kishte shkruar single në profilin e tij. plani i tij, për fat të mirë, nuk ka dalë me sukses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat