Durrës, tregtonin ilegalisht karburant, akuzohen 13 persona

Kronikë e zezë

Durrës, tregtonin ilegalisht karburant, akuzohen 13 persona

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:27

Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj 13 personave, 11 prej të cilëve janë të akuzuar për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, dhe 2 të tjerë të akuzuar për “Tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë”.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, blinin në Mal të Zi karburant më shumë se sa u lejohej për anijet e peshkimit dhe një pjesë të tij e tregtonin në pikat e karburanteve me pakicë në qytetin e Durrësit.

Duhet theksuar se karburanti për anijet është më i lirë, dhe nga kjo veprimtari e paligjshme që ata kryenin, përveçse përfitonin shuma parash në mënyrë të padrejtë, ndikonin negativisht edhe për automjetet e qytetarëve, pasi karburanti për anijet është i një cilësie më të dobët se sa ai që përdoret për automjetet.

Në dhjetor të 2013-ës, në përfundim të hetimeve paraprake, gjykata e Durrësit, vendosi masën e “arrestit me burg” për 9 prej tyre, ndërsa për 4 të tjerë u vendos “detyrim paraqitjeje”. Ndërsa në shkurt të 2014-ës, Gjykata e Apelit në Durrës vendosi që hetimi ndaj të gjithë personave të vijonte në gjendje të lirë, duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim në muajin shtator 2014, kërkesën ndaj 13 personave të mëposhtëm, të akuzuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” e kryer në bashkëpunim:

1. Ardian Cani

2. Zyhra Vokshi

3. Ahmet Masha

4. Kujtim Brahimaj

5. Fundim Masha

6. Eugen Hysa

7. Irgen Balla

8. Emiljano Kuçi

9. Arbër Çerkini

10. Altin Imeraj

11. Emirjan Hako

Të akuzuar për veprën penale, “Tregtim i mallrave që dihet se janë kontrabandë”:

12. Soko Troplini

13. Isuf Beshi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat