Vrasja në ish-Bllok, 35 vjet burg për Ndriçim Ballën

Kronikë e zezë

Vrasja në ish-Bllok, 35 vjet burg për Ndriçim Ballën

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:08

Gjykata E Tiranës dënoi me 35 vjet burg Ndriçim Ballën, personin i cili akuzohet për vrasjen e Majlida Hoxhës në zonën e ish-bllokut.

Nënoficeri Ndriçim Balla akuzohet për ngjarjen e 9 shtatorit të vitit 2013, ku mbeti e vrarë aksidentalisht Majlinda Hoxha dhe u plagos Elton Fusha.

Vrasja ndodhi në lokalin në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, i cili ishte në pronësi të bashkëshortit të Hoxhës dhe Fusha e kishte marrë me qera.

Si ndodhi ngjarja:

Një borxh i pashlyer ka qenë motivi i vrasjes së Majlinda Hoxhës e cila në fakt s’ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen por është ndodhur në vendin e gabuar dhe me personin e gabuar.

Elton Fusha, i kishte marrë një shumë parash vëllait të Ndriçim Ballës dhe më pas kishte refuzuar t’ia shlyente duke sjellë edhe veprimin e atentatit.

Balla ka qëlluar ndaj Elton Fushës që ndodhej nën shoqërinë e viktimës Majlinda Hoxha dhe bashkëshortit të saj. Një nga plumbat e armës automatike i mori jetën gruas, ndërsa vetë Elton Fusha mbeti i plagosur dhe ndodhet nën masa të larta sigurie në Spitalin Ushtarak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat