E përplas automjeti, humb jetën 50-vjeçari

Kronikë e zezë

E përplas automjeti, humb jetën 50-vjeçari

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 09:04

Një aksident automobilistik i mori jetën një 50-vjeçari mbrëmjen e djeshme teksa ky i fundit tentoi të kalonte rrugën.

Aksidenti ndodhi tek mbikalimi i Savres në Lushnjë, ku viktima Murat Alia, u përplas për vdekje nga një automjet.

Drejtuesi e mjetit tip “Benc” me targa AL 626HN, drejtohej nga Murat Cenolari, i cili u ndalua nga policia menjëherë pas aksidentit.

Policia mbërriti mënjëherë në vendngjarje dhe filloi punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat