Pesëmbëdhjetë të arrestuar në Kosovë me dyshime për terrorizëm

Kronikë e zezë

Pesëmbëdhjetë të arrestuar në Kosovë me dyshime për terrorizëm

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 08:34

(E plotësuar) Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion, gjatë të cilit kanë përfunduar në pranga pesëmbëdhjetë të dyshuar për terrorizëm. Koha. net merr vesh nga burime policore se ndër ta pesë janë imamë dhe një politikanë. Burimi tha se mëngjesin e sotshëm është prangosur Fuad Ramiqi dhe imami Shefqet Krasniqi.

Policia e Kosovës po kryen një aksion arrestimesh

Zëdhënësi për Informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për mediat, se sot, në orët e hershme të mëngjesit është zhvilluar një operacion policor.

Duke mos dashur të flasë për detaje të tjera, Kelani tha se njoftimet lidhur operacionin do të bëhen me kohë.

“Krejt çka muj me konfirmu, është se Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor. Është duke u kryer një operacion arrestimesh nëpër Kosovë. Për detaje të tjera do të ju njoftojmë me kohë”, tha Kelani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat