I riu hedh të dashurën nga ballkoni i katit të shtatë, më pas vetëvritet

Kronikë e zezë

I riu hedh të dashurën nga ballkoni i katit të shtatë, më pas vetëvritet

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 22:12

Dy të rinj, Alessandra Pelizzi 19 vjeç dhe i dashuri i saj 20 vjeçar Pietro di Paola kanë gjetur vdekjen pasi kanë rënë nga kati i shtatë i një pallati gjatë natës së sotme, në lagjen Affori në Milano të Italisë. Vajza ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa djali ka vdekur disa orë më vonë në spitalin San Gerardo në Monza. Sipas asaj që rrëfejnë disa dëshmitarë, mendohet se 19 vjeçarja është shtyrë nga i dashuri i saj, por policia ende nuk e ka pohuar një gjë të tillë. “Kanë qenë në ballkon. Janë zënë mes tyre dhe ai e ka hedhur nga ballkoni. Dukej se ishin duke u ndarë nga fjalët që dëgjova”, ka thënë Samantha si Lecce, një banore pranë me shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja. Rreth një vit më parë, 20 vjeçari kishte tentuar të vetëvritej duke ndenjur në parvazin e ballkonit të shtëpisë së tij. Një dëshmitar i cili është banor i zonës ka thënë: “Ai ndenji në parvazin e ballkonit për një orë rresht, deri sa një punonjës i shpëtimit arriti ta shpërqendrojë dhe një tjetër e shpëtoi duke e larguar nga parvazi i ballkonit. Ishte një fëmijë i adoptuar por shumë i sjellshëm. Familja e tij është në gjendje të mirë ekonomike dhe nuk ka probleme me paratë”, ka thënë dëshmitari. Pasi ka shtyrë të dashurën nga ballkoni, sipas policisë, i ndodhur në gjendje depresioni dhe papërgjegjësie mendore, i riu është hedhur edhe vetë, duke shkaktuar një tragjedi të madhe tek të dyja familjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat