Punonjësja e burgut joshte biznesmenët, dhe i kërcënonte me pamje filmike (VIDEO)

Kronikë e zezë

Punonjësja e burgut joshte biznesmenët, dhe i kërcënonte me pamje filmike (VIDEO)

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 15:45

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për gjobëvënie. Historia e tyre në fakt i ngjan një skeme hollivudiane ku përmes së cilës dy personat, burrë e grua fusnin në kurth njerëzit që evidentoheshin si të pasur.

Ermal Mrruku , ish-gardist, ishte truri i kësaj historie. Në këmbim të një nate me gardianen bukuroshe Klodiana Drizën punonjëse në burgun e Vaqarrit, viktimat ndëshkoheshin me gjoba që shkonin nga 1 deri në 5 milionë lekë.

Vajza më pas, hiqte uniformen e policit, i filmonte ose fotografonte gjatë marrëdhënies viktimat dhe më pas i përdorte, së bashku më të dashurin Ermal Mrruku, duke iu bërë shantazh.

Në shumicën e rasteve, gjoba merrej vetëm me filmimet e siguruara, kurse në raste të tjera, kur nuk arrihej qëllimi, përdorej dhuna dhe armët e zjarrit.

Ermal Mrruku ka punuar deri në qershor të vitit 2013 në Gardën e Republikës, por është larguar nga kjo detyrë, sepse akuzohej për një tjetër rast dhunimi dhe pengmarrjeje, që mendohet se është e lidhur me skemën që ka zbuluar Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas burimeve paraprake mësohet se dy personat kishin kërcënuar mbi 20 vetë. Arrestimi i tyre erdhi menjëherë pas një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por aksioni nuk ka mbaruar me kaq, pasi ish-gardisti ka tentuar të arratisej nga fugoni i policisë pranë drejtorisë së burgjeve, por është mundur të kapet sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat