Nëna hodhi fëmijën në kanalizim, ekipet e shpëtimit mezi e nxorën nga tubi!

Kronikë e zezë

Nëna hodhi fëmijën në kanalizim, ekipet e shpëtimit mezi e nxorën nga tubi!

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 13:02

Vajzat nga konvikti i femrave në qytetin kinez, Len, të dielën ia mbathën nga tualetet, pasi dëgjuan klithmat e një foshnje.

Zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes pas marrjes së një telefonate, ku erdhën në përfundimin se në gypat e kanalizimit të katit të katërt të konviktit është një fëmijë, dhe se situata ishte mjaft kritike.

Pas aksionit, i cili zgjati rreth tre orë, ata arritën të nxjerrin fëmijën, i cili aktualisht gjendet në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Tani për tani, besohet se nëna e foshnjës së porsalindur është nxënëse e një prej kolegjeve aty pranë, dhe se lindja ka ndodhur gjersa ajo ishte në tualet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat