Plagos me thikë 57-vjeçarin, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Plagos me thikë 57-vjeçarin, arrestohet autori

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 09:21

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm pas një zënke.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit në një lokal në lagjen 5, pas një sherri për motive banale. I plagosuri është Fatmir Rrapushi 57 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Korçës.

Aktualisht 57-vjeçari ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë, pasi thika i ka prekur mushkërinë.

Policia e Korçës ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes Artur Qamili, 55 vjeç. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat