Durrës, flasin fqinjët e dy të moshuarave që u gjetën të vrara në banesë

Kronikë e zezë

Durrës, flasin fqinjët e dy të moshuarave që u gjetën të vrara në banesë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 11:14

Dy gra të moshuara, kunata të moshës, 70 dhe 75-vjeçe, janë torturuar gjatë natës së 2 shtatorit 2014 në shtëpinë e tyre dhe më pas, edhe janë mbytur me qese plastmasi në kokë.
Ato quhen Gjinovefa Vava dhe Elsa Vava dhe jetonin së bashku në banesën dy katëshe, shtëpi e vjetër karakteristike e Durrës, ndërsa fëmijët e tyre të martuar jetonin më vete.

Autorët ende nuk janë zbuluar motivi i kirimit të tmerrshëm vishet me mister për shkak se nuk ka shenja që banesa të jetë grabitur.

Fqinjët e dy grave të moshuara janë të shokuar nga krimi i rëndë që ka ndodhur vetëm pak metra larg banesës së tyre dhe të cilin e kanë mësuar vetëm mëngjesin e sotëm. Fqinjët tregojnë se të moshuarat ishin dy gra të respektuara dhe se krime të tilla në lagjen e tyre nuk kanë ndodhur ndonjëherë. Fqinjët bëjnë apel të zbardhet sa më parë ngjarja e rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat