Burrë e grua donin fëmijë me çdo kusht, përdhunonin kushërirën për ta lënë shtatzënë

Kronikë e zezë

Burrë e grua donin fëmijë me çdo kusht, përdhunonin kushërirën për ta lënë shtatzënë

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 15:54

Donin një fëmijë, me çdo kusht. Dhe për të bërë të mundur diçka të tillë, vendosën të gjenin një viktimë, mundësisht me probleme, në mënyrë që ta përdhunonin dhe të ngelej shtatzënë.
Jeremy Swann, 29 vjeç dhe gruaja e tij Amanda Swann, 28 vjeç, kishin menduar se njeriu i duhur ishte një kushërirë e gruas, e mitur dhe me probleme mendore. Në muajin korrik vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur u përdhunua, së paku gjashtë herë nga 29 vjeçari, në shtëpinë e çiftit në Jones, të Alabama (SHBA).

Gjatë përdhunimeve, të cilat u finalizuan me shtatzëni, nëna e Jeremy, Dianna Swann, 57 vjeç, e cila jetonte me çiftin, duke e njohur planin, nuk ndërhynte.

Rasti u zbulua pasi çifti kishte kontaktuar shërbimet e mbrojtjes për të miturit, duke iu kërkuar të kujdeseshin për vajzën, për të cilën kishin thënë se ishte përdhunuar. Por gjatë kohës që punonjësit e shërbimit verifikonin rastin, ishte vetë viktima ajo që tregoi gjithçka, duke thënë se Jeremy e kishte përdhunuar.

Pas kësaj dy bashkëshortët u arrestuan dhe bashkë me të edhe nëna e djalit, Dianna për moskallëzim krimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat