Gërmonte gurë në mal, rrëzohet dhe humb jetën 40-vjeçari

Kronikë e zezë

Gërmonte gurë në mal, rrëzohet dhe humb jetën 40-vjeçari

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 14:24

Një 40-vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Pogradecit, teksa po punonte në një shpat mali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.40, në fshatin Çerravë. Sipas burimeve të policisë, shtetasi me iniciale N.B., ka qenë gërmuar gurë në një shpat mali, dhe ka rënë aksidentalisht.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku ka nisur hetimet pët të zbardhur më tej rrethanat e vdekjes së 40-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat