E rrihte i biri, gruaja kërkon ndihmë në polici

Kronikë e zezë

E rrihte i biri, gruaja kërkon ndihmë në polici

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 10:36

Ka qenë dhuna e vazhdueshme që i biri ushtronte mbi të, arsyeja që e ka shtyrë një 51 vjeçare nga Fieri t’i drejtohet policisë për të kërkuar ndihmë. Burime nga blutë e Fierit bëjnë me dije se ditën e djeshme ka nisur procedimi penal dhe shpallja në kërkim e 26 vjeçarit Klodjan B., banues në Baltëz të Fierit, pas kallëzimit të së ëmës. Mësohet se 51 vjeçarja e cila është identifikuar me inicialet M.B., ka bërë me dije në policinë e këtij qyteti se i biri, prej disa ditësh ushtron mbi të dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat