Zvicër: Vdes foshnja e harruar në makinë

Kronikë e zezë

Zvicër: Vdes foshnja e harruar në makinë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 18:17

Një foshnje 16-muajshe ka vdekur në një makinë në Zvicër, pasi njëri nga prindërit ka harruar ta ndalojë në çerdhe dhe ka vazhduar rrugën e tij për në punë.

Foshnja është lënë në parkingun e një kompanie për disa orë në La Chaux-de-Fonds, pranë kufirit me Francën.

“Ka qenë fundi i ditës kur e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur”, ka thënë prokurori lokal, Marc Remy, raporton AFP.

Hetimi penal për aksidentin tashmë ka nisur.

Prokurorët u kanë thënë mediave zvicerane se nuk do të dalin me detaje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat