Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Kronikë e zezë

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 14:38

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, publikohet pa ndërhyrje.

RAJONI I PRISHTINËS

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE
Fsh. Shalë, Lipjan 29.08.2014 – 19:15. Është raportuar se ka ndodhur një plagosje në rrethana të panjohura. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes derisa viktima-mashkull K/Shqiptar nga një qytetar ishte dërguar në QKMF-Drenas dhe më pas është dërguar në QKUK ku nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Ndërsa, i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi që ishte i shqetësuar-tronditur lidhur me rastin e ndodhur, më pas i njëjtit është arrestuar. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar revolen prodhim “Çekosllovak” 13 (trembëdhjetë) fishekë të kalibrit 7.65 mm, një karikator, dhe një gëzhojë. Arma e konfiskuar, dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast. Po ashtu edhe babai i të dyshuarit, mashkull K/Shqiptar është arrestuar pasi që arma ishte pronë e tij dhe ndaj tij është hapur rast “Posedim i paautorizuar i armës” . Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës policor.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Graqanicë 29.08.2014 – 23:00. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili dërgohet në vuajtje të dënimit.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKVE Fsh. Livoq, Gjilan 29.08.2014-12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar shtetas të Serbisë pasi që gjatë kontrollimit në veturën Audi 80 , në disa pjesë të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 21 paketime me mbi 23 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Fsh. Sadovinë e Jerlive, Viti 29.08.2014-10:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur me dy viktimat meshkuj K-Shqiptar me ç’ rast dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. Mehmet Akif Ersoy”, Gjilan 29.08.2014 – 19:50. Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë civile nga pakujdesia ka goditur çiklistin mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar çiklisti i cili pas tretmanit në Spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK. Vozitësi i automjetit është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Kusce, Gjilan 29.08.2014 - 11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
PKK Hani i Elezit 29.08.2014 . Në bazë të letër-rreshtimit njësiti policor ka arrestuar të dyshuari K/Shqiptar i cili është dërguar në mbajtje deri më datën 30.08.2014 ku do të dërgohet në Gjykatë për veprime të mëtutjeshëm.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. “Brahim Ademi”, Ferizaj 29.08.2014 - 05:55. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar në rrethana të panjohura dhe nga persona të panjohur është sulmuar fizikisht me ç’ rast është therë me një mjet të mprehtë-thikë. Viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë.

POSEDIM I NARKOTIKËVE
Ferizaj 29.08.2014 - 12:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K shqiptar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur 0.7 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit njëjti lirohet në procedurë të rregullt.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

SHANTAZH
Fsh. Kuk, Dragash 15.07.2014 - 12:04. Me 29.08.2014 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptar pasi që të njëjtit fillimisht viktimës mashkull K-shqiptar i janë prezantuar si femra përmes rrjetit social “Facebook” ku të njëjtit kanë tentuar ta joshin seksualisht. Më pastaj të dyshuarit kanë deklaruar se janë meshkuj dhe të njëjtit viktimën e kanë kanosur se do ta publikoj bisedën në mes tyre duke i kërkuar shumën preje 800 €. Njësiti policor të dyshuarit i ka zënë në flagrancë derisa ishin duke i marrë paratë nga viktima. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve me ç’ rast janë konfiskuar disa telefona celularë dhe një shtëpizë kompjuteri e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje .

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

INCIDENT ZJARRI
Fsh. Bubavec, Malishevë 29.08.2014 - 11:00. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se si pasojë e rrjetit elektrik është përfshi nga zjarri shtëpia e banimit. Zjarri është shuar nga familjarët e ankuesit. Nuk raportohet për të lënduar.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “William Woker”, Prizren 29.08.2014 - 08:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.
Fsh. Billush ,Prizren 29.08.2014 - 12:00.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.
Fsh. Hoqë, Prizren 29.08.2014 - 13:00 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE NË TENTATIVË
Fsh. Katundi i ri, Pejë 29.08.2014 – 18:00. Është raportuar për një rast vrasje ne tentative . Të dyshuarit janë arrestuar dhe arma e tipit “AK-47” me njëzetë e shtatë (27) fishek dhe një karikator me tridhjetë (30) fishek të kalibrit 7.62 mm janë konfiskuar. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar. Rasti është duke u hetuar nga Policia.

MONEDHË E FALSIFIKUAR
Rr. “Luan Haradinaj”, Deçan 29.08.2014 - 16:00. Zyrtaret e nje banke kanë raportuar se kishin pranuar një kartëmonedhë prej 50 (pesëdhjetë) euro nga i dyshimti K/Shqiptar. Është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit është liruar ndërsa kartëmonedha është konfiskuar

MBAJTJE NË PRONËSI APO POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Rr. “Nëna Terezë”, Pejë 29.08.2014 – 20:00. Njësiti policor së bashku me njësitin e doganave gjatë kontrollimit të depos së nje ish firmë te barnave kanë gjetur dhe konfiskuar një armës zjarrit të tipit “AK-47” me njëzet e tre (23) fishke të kalibrit 7.62 mm. Rasti është duke u hetuar nga policia .

KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Rr. “Adem Jashari”, Pejë 29.08.2014 - 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë legjitimimit nuk ka poseduar asnjë dokument identifikimi dhe dyshohet se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin. Më urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE
ZJARRVËNIE

Fsh. Runik, Skenderaj 29.08.2014 – 13:30. Ankuesi K/Shqiptar ka raportuar se në pronën e një serbi dikush i ka vënë flakën barit të thatë dhe nga ky zjarr është përfshirë edhe prona e tij ku janë djegur rreth njëzetë e nëntë (29) pemë tri vjeçare të vjetra. Zjarri është shuar nga familjarët e ankuesit. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.

POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Pollatë, Podujevë 29.08.2014 - 11:15. Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar vetura Golf dhe gjatë kontrollimit në çantën e pasagjerit të dyshuarit mashkull K-Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit “Zbrojevk” me një karikator dhe tetë fishek te cal 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

KONTRABANDIM ME MIGRANT
ANP- Adem Jashari, 28.08.2014 - 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti në arritje nga Gjeneva në kontroll të dokumenteve – në sistem ka rezultuar si i dyshuar për kontrabandim me migrant. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

SHKRETËRIM I PYJEVE
Velegllavë, Kamenicë 29.08.2014 - 14:30. Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit te vendi i quajtur Igdyl ka vërejtur një sasi të konsiderueshme të drunjtëve teknik të prerë rreth 60 metra kub të pa damkosura. Me urdhër të prokurorit rasti i dorëzohet Ekonomisë Pyjore.

KONTRABANDIM ME MALLRA
Fsh. Brekoc, Gjakovë 29.08.2014 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollimit të automjetit-kombit të tij i janë gjetur atlete të llojeve të ndryshme, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion për prejardhje e tyre. Vlera e mallit llogariett afërsisht rreth 7000 euro. Me urdhër të prokurorit automjeti së bashku me mallin është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Statistikat e Përgjithshme

Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
009
Aksidente pa të lënduar
038
Tiketa trafiku të shqiptuara
1007
Arrestime
025
Në mbajtje
010

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat