Kërkuan rryshfet në vend të gjobës, arrestohen dy policë

Kronikë e zezë

Kërkuan rryshfet në vend të gjobës, arrestohen dy policë

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 09:41

Dy efektivë të policisë rrugore janë arrestuar pasi akuzohen se i kanë marrë 5 mijë lekë një shqiptari me banim në Itali, në këmbim të gjobës për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Dy policët e arrestuar janë A.H 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë dhe A.D 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë.

Policët janë kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Denoncimi i policëve është bërë nga vetë shqiptari, emigrant në Itali.

“Më datë 28.08.2014, shtetasi me inicialet A,V, emigrant në shtetin Italian, ka kallëzuar, se këta dy punonjës policie më datë 22.08.2014, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 5000 lekësh, në këmbim të mosmarrjes së masës ndëshkuese për shkeljen e konstatuar. Nenet 259 dhe 248 i K.Penal”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat