Plagosen tre persona, në kërkim autori

Kronikë e zezë

Plagosen tre persona, në kërkim autori

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 09:16

Tre persona u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Pandi Dardha” në Laprakë, ndërkohë që të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës.

Ende nuk dihet identiteti i personave në fjalë dhe as shkaqet e kësaj ngjarjeje. Nga burimet paraprake mësohet se autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet tip ‘Benz’ me ngjyrë të bardhë.

Policia e Tiranës po heton për identifikimin e autorit ose autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat