Nga të shtënat me armë zjarri, një i plagosur në Pejë

Kronikë e zezë

Nga të shtënat me armë zjarri, një i plagosur në Pejë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 21:21

Në qytetin e Pejës, sot rreth orës 18:00, është shënuar një tjetër rast me gjuajtje me armë. Sipas Policisë së Kosovës, nga kjo ka mbetur i plagosur një person.
Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka shpjeguar se rasti ka ndodhur dhe ka bërë me dije se janë arrestuar tre persona.

“Rreth orës 18 në fshatin Katun i Ri në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë arrestuar tre persona lidhur me rastin. Personi i plagosur është dërguar në qendrën emergjente në Pejë, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Sadriu për KP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat