​Serbi vret serbin në Zveçan

Kronikë e zezë

​Serbi vret serbin në Zveçan

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 08:48

Në fshatin Zveçan në veri të Kosovës mbrëmë rreth orës 23është vrarë serbi M.M. (36 vjeçar), ndërsa i dyshuari, po ashtu serb i Kosovës D.M (54) është arrestuar, ka deklaruar shefi i operativës të Policisë së Kosovës, Zhelko Bojiq.
Në deklaratën për Tanjug, Bojiq ka thënë se ende nuk dihet motivi i vrasjes dhe se polica ka gjetur dhe ka konfiskuar thikën me të cilën është kryer vrasja.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet e hetuesisë dhe ato rastin e kanë cilësuar vrasje të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat