Hidhet në erë automjeti, humb jetën pasagjeri, plagosen dy të tjerë

Kronikë e zezë

Hidhet në erë automjeti, humb jetën pasagjeri, plagosen dy të tjerë

Më: 28 gusht 2014 Në ora: 08:31

Vlorë/Në ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një automjet ka shpërthyer, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Ngjarja ka ndodhur pranë sheshit ‘Omonia’ në rrugën transballkanike, ku një automjet tip ‘Mitsubishi’ i bardhë ka shpërthyer pasi një tritoli ishte vendosur në të. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasagjeri i mjetit, ndërsa një tjetër person, drejtuesi, është plagosur.

Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm aq, sa pasagjeri është gjetur i pajetë, totalisht i djegur nga flakët. Ndërkohë drejtuesja e mjetit, Ornela Gjini 19 vjeç, ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është transportuar menjëherë në urgjencë.

Gjithashtu edhe një kalimtar është plagosur nga shpërthimi i fuqishëm. Mësohet se automjeti me targa AA848JX ka qenë në ecje në momentin kur shpërtheu. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, nga ku ka nisur hetimet për të zbardhur më tej situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat