Mbytja e të rinjve, arrestohen dy personat që lëshonin varka me qera

Kronikë e zezë

Mbytja e të rinjve, arrestohen dy personat që lëshonin varka me qera

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 21:53

Pogradec/Policia ka arrestuar sot dy personat përgjegjës për mbytjen e dy të rinjve në liqenin e Ohrit. Nën pranga kanë rënë Ilia Shyta dhe Çelnik Zyferi, të cilët lëshonin varka me qera kundër ligjit.

Bëhet fjalë për ngjarjen tragjike të mbytjes së dy të kushërinjve nga Korça, A. Kosturi 18 vjeç dhe A. Kula 14 vjeç, pas marrjes me qera të një varke.

Ndonëse kërkimet për trupin e tyre në liqen vazhdojnë ende, polica konfirmoi mbytjen e dy të rinjve, pas gjetjes në liqen të varkës së braktisur, me sendet personale të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat