Mbyten kushërinjtë duke notuar

Kronikë e zezë

Mbyten kushërinjtë duke notuar

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 21:40

Dy të rinj janë mbytur ditën e sotme në liqenin e Pogradecit, teksa po lundronin me varkë, ndërsa trupat e tyre ende nuk janë gjetur. Mësohet se viktimat janë Adrian Kosturi 18 vjeç dhe Aleks Kula 14 vjeç nga fshati Libonik i Korçës, të cilët janë kushërinj.

Ndërkaq policia ka arrestuar edhe dy pronarët e varkës, Ilia Shyta dhe Çelnik Zyferi për t'i marrë në pyetje në lidhje me hetimet e ngjarjes së rëndë.

Arrestimi i tyre bëhet për të verifikuar procedurat që duhet të ndiqen për ato që mbajnë varka si dhe kriteret që duhet të plotësojnë personat që marrin varka me qera paraprakisht nuk është zbatuar ligji për raste të tilla, personat qe vozisin duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të kenë dokument identifikimi. Shyta dhe Zyferi sipas policisë akuzohen për vepren penale shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.

Lajmi konfirmohet nga policia e cila thekson se dy kushërinjtë rezultojnë të zhdukur prej paradites së sotme. Nga Tirana në qytetin e Pogradecit kanë mbërritur 8 polumbarë për të kërkuar për trupat e dy të rinjve. Por për shkak të errësirës kërkimet për sot jan ndërprerë për të nisur nesër në mëngjes bëhet e ditur nga blutë e Pogradecit.

Nga të dhënat paraprake sipas policisë, bëhet e ditur se dy të rinjtë kishin dalë me varkë, të cilën e kishin marrë qera, dhe ishin hedhur në liqen për të notuar.

Gjatë kontrollit që po ushtrohet në liqen, policia ka arritur të zbulojë një varkë me sende personale në liqen, me të cilën dy të rinjtë kishin dalë për të notuar. Po ashtu gjatë kontrolleve të polumbarëve është bërë zbulimi edhe i një bombe të pashpërthyer, të cilën policia e ka larguar menjëherë, duke shmangur ndonjë rrezik të mundshëm.

Ndërkohë vijojnë kontrollet e polumbarëve për gjetjen e trupave të pajetë të të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat