Arrestohet një 21 vjeçar, pranoi se kishte kryer mbi 15 vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohet një 21 vjeçar, pranoi se kishte kryer mbi 15 vjedhje

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 17:53

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 vjeçarin nga Gjakova, B. Rudi,i cili dyshohet të ketë kryer disa vjedhje të rënda.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë intervistimit nga ana e hetuesve policor, i dyshuari ka pranuar se kishte kryer mbi 15 vepra penale të vjedhjes së rëndë, ku kishte thyer dhe vjedhur në shumicën e rasteve lokale afariste, zyra të agjencive të ndryshme, si dhe lokale të lojërave të fatit, me ç’rast janë vjedhur televizor, llaptop, cigare, kasat e të hollave, rroba, këpucë sportive, si dhe gjësende tjera me vlerë.

Me tutje thuhet se për këto raste janë siguruar edhe prova të mjaftueshme materiale, me ç’rast janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i gjësendeve të vjedhura.

Ndryshe, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Kurse, pas procedimit të rastit në Prokurorin e shtetit dhe gjykatë, të dyshuarit iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat