Pogradec, dy djem zhduken në liqen, dyshohet se janë mbytur

Kronikë e zezë

Pogradec, dy djem zhduken në liqen, dyshohet se janë mbytur

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 14:06

Dy të rinj u mbytën mesditë e sotme në liqenin e Pogradecit.

Një varkë me pedonale bosh e gjetur në mes të liqenit të Pogradecit ngriti në alarm policinë.

Dy djemtë janë nga fshati Libonik i Maliqit.

Ata janë të identifikuar si A. Kula 14 dhe A. Kosturi 18 vjeç.

Në varkë policia ka gjetur vetëm sendet personale, telefonat e portofolat e personave që rezultojnë të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat