Aksident tragjik në Gjirokastër, dy turiste polake humbin jetën

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Gjirokastër, dy turiste polake humbin jetën

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 20:15

Dy turiste polake kanë humbur jetën pak minuta më parë në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Burimet bëjnë të ditur se në brendësi të automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën ka rënë në pjesën e poshtme të aksit rrugor, kanë qenë 4 persona. Mes tyre, krahas dy femrave që kanë ndërruar jetë, ka qenë edhe fëmija i vogël i njërës prej tyre si dhe shoferi, i cili mendohet se drejtonte mjetin tip Ford, targat e së cilit nuk janë zbuluar ende, për shkak të pozicionit të keq, ku ka rënë makina. Ata janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy turistet polake mendohet se kanë ndërruar jetë në mëyrë të menjëhershme dhe ka qenë e panevojshme ndihma e dhënë nga bluzat e bardha. Policia ka mbëritur në vendgjarje dhe është duke hetuar mbi shkaqet e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të tij .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat