Shqiptari dhunonë nënën e tij, pse nuk i pranoi gruan e dytë në shtëpi

Kronikë e zezë

Shqiptari dhunonë nënën e tij, pse nuk i pranoi gruan e dytë në shtëpi

Më: 26 gusht 2014 Në ora: 10:16

Një 52-vjeçare është dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me jetë nga djali i saj i martuar, për shkak se nuk e ka lejuar këtë të fundit të sjellë në shtëpi një grua të dytë.
Ngjarja është shënuar me 22 korrik, në një nga lagjet periferike të Tiranës, ku shtetasja H.H. është dhunuar nga i biri 23 vjeçar Ardian H.

Në seancën gjyqësore të lëshimit të urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, paditësja ka shpjeguar se djali i saj është i martuar me shtetasen E.K dhe me atë ka edhe një fëmijë.Prej disa ditësh i biri ishte larguar nga shtëpia dhe më datë 22 korrik ka ardhur në shtëpi sëbashku me një grua tjetër dhe kanë tentuar të futen në shtëpi.

-Paditësja ka tentuar që t’i pengojë të futen dhe në këtë kohë i padituri Ardian H. e ka guditur dhe hedhur në tokë. Ajo ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital nga motra e saj. Pas ardhjes nga spitali i padituri ka tentuar të hyjë në banesë bashkë me një grua tjetër. Ai e ka kërcënuar me jetë paditësen dhe e ka dhunuar atë, citohet nga “Panorama”, nga vendimi i gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat