Godasin policin me shufër metalike, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Godasin policin me shufër metalike, arrestohen tre persona

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 15:20

Tre persona nga Ferizaj kanë përfunduar prapa grilave nën dyshimin se kanë penguar policinë gjatë një interevenimi, ndërsa dy prej tyre dyshohen se e kanë sulmuar dhe goditur me shufër metalike njërin nga policët duke i shkaktuar lëndime trupore.
Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka thënë se policia e Ferizajt, ka marrë informatën për një rrahje në progres e ndodhur në rrugën “12 Qershori” të qytetit.Sipas tij, në këtë rrahje ishin të përfshirë tre persona të dyshuar, Kastriot I. 31 vjeç, Besart I. 21 vjeç dhe Shkodran H. 24 vjeç.

"Gjatë intervenimit policor në vendin e ngjarjes, të dyshuarit, vllëzërit Kastrioti dhe Besarti , kanë penguar policinë gjatë intervenimit, duke sulmuar dhe goditur me shufër metali njërin nga policët. Me këtë rast polici ka marrë lëndime trupore, ndërsa tre të dyshuarit e përshirë në rrahje janë arrestuar", ka thënë Gashi.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarve i është shqiptuar masa e mbajtjes policore për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat