Përplasje e rrallë mes biçikletash, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Përplasje e rrallë mes biçikletash, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 13:00

Një aksident i rrallë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Librazhdit, ku dy biçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka mbetur i vdekur në vend një 39-vjeçar.

Viktima Bashkim Shkurti ka ndërruar jetë menjëherë pasi ra me kokë nga biçikleta me të cilën ai po udhëtonte, teksa u përplas nga biçikleta tjetër që drejtohej nga Edmond Brahja.

Menjëherë pas ngjarjes, efektivët e Librazhdit kanë arrestuar 23-vjeçarin Edmond Brahja, banues në fshatin Dorëz, i cili po ashtu ka mbetur i lënduar nga kjo përplasje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrapun të Librazhdit, ku ka mbetur i lënduar gjithashtu edhe një 27-vjeçar me inicialet S.A. i cili ishte pasagjer në biçikletën që drejtohej nga Brahja.

Policia e Librazhdit njofton se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit për veprimet e mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat