Keqtrajton familjen dhe i vë zjarrin shtëpisë, në pranga 21-vjeçari

Kronikë e zezë

Keqtrajton familjen dhe i vë zjarrin shtëpisë, në pranga 21-vjeçari

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 11:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një i ri ka keqtrajtuar familjen e tij dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në Institut, pranë repartit ushtarak. Nga informacionet paraprake mësohet se autori i zjarrvëniës është shtetasi Rexhep Mija, 21 vjeç, i cili është vënë në pranga.

Ndërkohë, nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar 21-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë, duke dhunuar familjen dhe më pas duke i vënë flakën banesës. Ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat