Gjirokastër, krijohen 2 vatra të mëdha zjarri, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Kronikë e zezë

Gjirokastër, krijohen 2 vatra të mëdha zjarri, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Më: 24 gusht 2014 Në ora: 21:12

Dy vatra të mëdha zjarri kanë rënë sot në Qarkun e Gjirokastrës, ndërsa drejtuesi i shërbimit zjarrfikëses në këtë qark bën thirrje për ndërhyrje nga ajri, pasi ndërhyrja e mjeteve zjarrëfikëse është e pamundur, për shkak të terrenit të thyer dhe pyllëzimit.

Zjarri ka filluar rreth orës 17:00 dhe është intensifikuar duke shkuar drejt vijës së gjelbër, në kufi me Greqinë.

Vatra e parë e zjarrit me përmasa të mëdha ka përshirë zonën midis fshatrave Sopik dhe Çatista në Përmet. Një vatër e dytë në zonën lindore të Gjirokastrës, duke prekur edhe Përmetin, filloi në majën e malit Zembel me përmasa të mëdha drejt dy fshatrave të komunës së Zagorisë.

Forca të shumta zjarrfikësish por edhe forca ushtarake kanë angazhuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Drejtori i zjarrfikëses së Gjirokastrës, Kujtim Bizhga tha se janë djegur mbi 10 ha pyje, kurorë e gjelbër në afërsi të kufirit, njoftojnë mediat në vend. Po ashtu, Bizhga i bën thirrje Drejtorisë së Shërbimit zjarrfikës në Tiranë që të marrë masa për shuarjen e këtyre dy vatrave zjarri nga ajri duke qenë se ndërhyrja nga toka është i vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat