Gomat e kamionit të mbushura me hashash plasin para policëve

Kronikë e zezë

Gomat e kamionit të mbushura me hashash plasin para policëve

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 23:23

Një kamion me targa shqiptare ka mbetur në rrugë kur gomat e tejmbushura me hashash kanë plasur. E gjithë skena ka ndodhur para policëve grek të cilët ndërhynë menjëherë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën Janinë-Trikalla në zonën Drisku në Greqi kur në një kamion që drejtohej nga një shqiptar u zbulua një sasi hashashi. Sipas medieve greke, policia greke kishte dyshime për këtë maune dhe i ishte vënë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes kanë diktuar se një nga gomat plasi ndërsa hashashi derdhej në rrugë. Nga kontrolli u zbuluan të fshehura në katër goma, 19 kg e 655 gr hashash. Policia arrestoi drejtuesin e maunies i cili është një 53-vjeçar shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat