Sulmon fqinjët me kallashnikov

Kronikë e zezë

Sulmon fqinjët me kallashnikov

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 19:22

Krisma të shumta ishin dëgjuar para disa ditësh në mëngjesin e hershëm në oborrin e Muhamet Thaçit në Bibaj të Ferizajt. Nga këto krisma të plumbave, kishin shpëtuar anëtarët e familjes, mirëpo i janë bërë disa dëme shtëpisë.
Drejt tij dhe familjes, sipas Muhamet Thaçit, ka shtënë fqinji i parë i tij, Ardian Zefi, raporton KTV.

Deri te ky incident kishte ardhur pas një përleshjeje, që kishte ndodhur kur Ardian Zefi, siç tregon Muhamet Thaçi, për pak ia kishte shkelur nipin me veturë.

Por, version krejt tjetër tregon Ardian Zefi, i cili është në arrest shtëpiak.

Muhamet Thaçi dhe familja e tij, nuk janë të kënaqur me masën e arrestit shtëpiak që ia ka caktuar Gjykata dhe thonë se nuk ndihen të sigurt, transmeton Koha.net.

Madje, thonë se Ardian Zefi i ka dhënë para Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatësit për t’ia caktuar këtë masë. Mirëpo, një gjë të tillë e mohon Ardian Zefi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat