Hajni grushton një polic në Prizren

Kronikë e zezë

Hajni grushton një polic në Prizren

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 18:28

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është grushtuar nga një hajn i biçikletës në Prizren. Sulmi ka ndodhur gjatë kohës sa hani së bashku me bashkëshorten janë zënë nga një femër duke vjedhur biçikletën në oborrin e shtëpisë.
“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti së bashku me bashkëshorten kanë sulmuar fizikisht viktimën femër e nacionalitetit turk, të cilës ia kishin vjedhur një biçikletë në oborrin e saj”.
“E njëjta posa i kishte vërejtur kishte dal në oborr, ndërsa të dyshuarit e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.
Sipas PK-së në këtë rast ka ndërhyrë një pjesëtar i tyre, i cila ka qenë jashtë detyrës zyrtare.
“Në këtë rast ka ndërhyrë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili është sulmuar nga i dyshuari me ç’ rast ka pësuar lëndime në dorën e majtë”
Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat