Vrasje e dyfishtë në restorantin "Imperator" në Ohër

Kronikë e zezë

Vrasje e dyfishtë në restorantin "Imperator" në Ohër

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 10:54

Dy persona janë vrarë mbrëmë në një restorant në Ohër. Vrasja ka ndodhur para mesnate, kur dy persona të panjohur kanë hyrë në restorantin "Imperator" dhe kanë shtënë me armë ndaj dy viktimave, identiteti i të cilëve nuk është zbardhur akoma nga policia. Viktimat janë dërguar në Qendrën mjekësore në Ohër, mirëpo ato kanë ndërruar jetë, për shkak të plagëve të rënda. Sipas informacioneve jozyrtare nga policia, viktimat janë pronari i restorantit “Imperator” Vasil Risteski dhe një shoqërues i tij Romeo Gjuzeloski. Siç mësohet ndaj tyre kanë shtënë dy persona tjerë, pas një zënke verbale dhe pas ngjarjes ata janë arratisur në drejtim të panjohur. Organet e rendit kanë kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e vrasësve. Vasil Risteski ishte kryetar i degës së Partisë Demokristiane në Ohër dhe ishte një nga kandidatët për kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale. Sipas informacioneve të para jozyrtare që arrijnë nga Ohri, shkak për këtë vrasje mund të jenë problemet e huamarrjes. Ky është rasti i dytë i vrasjes së dyfishtë në rajonin e Ohrit brenda një kohe të shkurtër. Javën e kaluar në fshatin Vevçan, disa kilometra larg kësaj qendre turistike u vranë dy persona për shkak të një borxhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat