Zhduket në mënyrë të mistershme një turist austriak

Kronikë e zezë

Zhduket në mënyrë të mistershme një turist austriak

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 11:26

Një turist austriak është zhdukur në mënyrë të mistershme. Ky fakt u zbulua pas denoncimit të bërë në polici. Në komisariatin e Policisë Lushnje, është paraqitur dhe ka bërë kallezim 43 vjeçarja E.K., banuese në Lushnje. Gruaja iu ka thënë uniformave blu se është administratore e një shoqate në Lushnje, ku çdo vit vijnë turistë. Ajo ka thënë se më 16 gusht është larguar për në Fier dhe më pas për në Gjirokastër shtetasi austriak E.A., 62 vjeç, i cili ka qënë turist dhe deri tani nuk ka patur kontakt me këtë person. Nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim i turistit austriak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat