Grushte e shkelma gruas pas sherrit për xhelozi, e braktis pa ndjenja në banesë

Kronikë e zezë

Grushte e shkelma gruas pas sherrit për xhelozi, e braktis pa ndjenja në banesë

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 17:19

Një 29-vjeçare është dërguar pa ndjenja në spital nga fqinjët e saj pasi u dhuna barbarisht me grushte e shkelma nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ndodhi dje në Krujë kur Sokol B., 38 vjeç dhunoi gruan e tij pas një sherri të nisur mes tyre. Burime nga policia thanë se dyshohet se shkak ka qenë xhelozia e burrit për gruan rreth 10 vite më të re. Pasi e ka goditur në kokë e trup me grushte e shkelma, 38-vjeçari është larguar menjëherë nga banesa duke lënë pa ndjenja bashkëshorten e tij në banesë. Më herët fqinjët kishin dëgjuar thirrjet për ndihme ë 29-vjeçares dhe bënë të mundur dërgimin e saj në spital. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e 38-vjeçarit i cili akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat