Arrestohet greku, kërkonte floririn shqiptar

Kronikë e zezë

Arrestohet greku, kërkonte floririn shqiptar

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 19:30

Arrestohet greku që kërkonte flori në Shqipëri. Kristo Kriafiadhis, 62 vjeç u kap në pikën e kalimit kufitar të Tri Urave në Përmet, pasi në makinë iu gjet aparati i kërkimit të floririt.

Bashkë me të, policia zbuloi dhe një pushkë, bashkë me 45 fishekë arme gjahu. Policia e Gjirokastrës po heton mbi lëvizjet që ka bërë 62-vjeçari në territorin shqiptar dhe ku ka kërkuar për florinjtë nën tokën shqiptare. Shoferi u arrestua si dhe u shoqërua pasagjeri që ishte me të, po shtetas grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat