Aksident tragjik në Kroaci, vritet babai me dy fëmijtë (Video)

Kronikë e zezë

Aksident tragjik në Kroaci, vritet babai me dy fëmijtë (Video)

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 17:31

Në këtë aksident katastrofal të komunikacionit kanë shpëtuar, së paku për momentin, nëna dhe një fëmijë tjetër. Edhe pse gjendja e tyre është kritike.

Ky tmerr ka ndodhur në Kroaci, në fshatin Sllano. Kjo familje britanike ishte duke shkuar në pushime në jugun e bregdetit kroat, kur vetura e tyre është përplasur kokë - më - kokë me një kamion. Raportohet se vetura e ka qëlluar një shtyllë anësore, e mandej është përplasur direkt ne kamion.

Edhe më tutje emrat nuk janë bërë të ditur, përpos që mësohet se këta shtetas britanikë ishin nisur drejt Dubrovnikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat