Kërcënon ish të dashurën, arrestohet

Kronikë e zezë

Kërcënon ish të dashurën, arrestohet

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 14:23

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person nga fashti Shashkocë i komunës së Prishtinë të mërkurën është arrestuar rreth orës 13:54 pasi që e ka kërcënuar ish të dashurën përmes telefonit.

“Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar për shkak se e kishte kërcënuar përmes telefonit viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari me viktimën kanë qenë në lidhje dashurie”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, pas konsultimeve me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat