Peshkopi, vritet me armë zjarri një 67-vjeçare

Kronikë e zezë

Peshkopi, vritet me armë zjarri një 67-vjeçare

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 10:19

Një grua 67 –vjeçare ka gjetur vdekjen, pasi është qëlluar me armë zjarri, në fshatin Grevë të Peshkopisë.

Sulbie Difeku është gjetur e përgjakur në shtëpi nga disa të afërm të saj, të cilët e dërguan në spital.

Por mjekët thanë se ajo kishte ndërruar jetë gjatë rrugës nga plaga e marrë nga një pushkë gjysmë -automatike.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë të paqarta. Policia dyshon se bëhet fjalë për një vetëvrasje, por nuk përjashton pistën e vrasjes.

Arma e krimit është sekuestruar dhe do t’u nënshtrohet analizave balistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat