Po ktheheshin nga Gjermania në Kosovë, tragjedi për familjen, vdesin dy fëmijët lëndohen prindërit

Kronikë e zezë

Po ktheheshin nga Gjermania në Kosovë, tragjedi për familjen, vdesin dy fëmijët lëndohen prindërit

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 16:51

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen shqiptare nga Gjermania e cila po udhëtonte nëpër Austri për pushime drejt Kosovës. Një shofer i dehur që po voziste në anën e kundërt, të gabuar të autostradës afër qtetit Linz ka goditur makinën e familjes katër anëtarëshe. Dy fëmijët, vajza 9 vjeçe (D.) dhe djali 2 vjeçar (Sh.) vdiqën në vendin e ngjarjes ndërsa prindërit të lënduar janë transportuar në spital. Nëna (L.)ka pësuar lëndim më të rëndë. Shkaktari i aksidentit ka thyer vetëm një dorë.
Familja T. nga Wehr afër Stuttgart-it në natën e të mërkurës po udhëtonte drejt Kosovës. Babai, A. 47 vjeçar kishte vendosur të ngiste gjate natës për t`i ikur tollovisë dhe kolonave në autostradë . Dhe, pikërisht kjo iu kthye në tragjedi. Një burrë 54 vjeçar krejtësisht i dehur, pasi kishte ndaluar në një vendpushim, kishte hyrë në autostradë nga ana e gabuar, shkruan Passaer Neue Presse. Dikush e kishte alarmuar policinë por ndërkohë, vetëm 3.5 kilometra më tutje, më e keqja ndodhi: familja nga Kosova pësoi rëndë.
Testi i bërë i alkoolit ka treguar se shkaktari i aksidentit kishte 1.4 promil alkool në gjak. Ai është ndaluar nga policia, i është marrë leja e ngasjes dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal për vrasje nga pakujdesia ë rrethana shumë të rrezikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat