30 ditë burg, për të dyshuarin e vrasjes në Korishë

Kronikë e zezë

30 ditë burg, për të dyshuarin e vrasjes në Korishë

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 16:27

Gjykata Themelore e Prizrenit urdhëron mbajtjen në paraburgim të pandehurit nga fshati Korishë në bazë të akuzës vrasje e rëndë. Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që, ndaj të pandehurit Rexhë Rexhaj nga Korisha të mbahet në paraburgim në bazë të akuzës, vrasje e rëndë.

Rexhaj , dyshohet të jetë dorasi i vrasjes së ndodhur në fshatin Korishë, me datën 27.07.2014, ku humbi jetën Muhamet Rexhaj, i biri i dorasit. Gjyqtari i i Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

I pandehuri, Rexhë Rexhaj, do të mbahet në paraburgim prej 1 muaji, i cili do të llogaritet prej datës 27.07.2014 dhe do të zgjasë deri me datën 26.08.2014,në ora 01:30, minuta, gjatë së cilës kohë pritet që i pandehuri të dalë në gjykim para Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat