Si ndodhi vrasja e një personi dhe 4 të plagosurve në Dibër? (Video)

Kronikë e zezë

Si ndodhi vrasja e një personi dhe 4 të plagosurve në Dibër? (Video)

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 14:33

(E plotësuar)- Një vjedhje që nuk përfundoi ashtu siç kishin planifikuar autorët, ka lënë sot një të vdekur dhe 4 të plagosur në qendër të Dibrës.

“6 persona të maskuar kanë rrëmbyer një taksi, kanë ardhur në qendër të qytetit janë futur në dyqanet e argjendarisë të vëllezërve Erebara, kanë plaçkitur gjithçka ka pasur në ato dyqane dhe përsëri me gjuajtjen e armëve për të frikësuar masën, janë larguar. Një pronar është i plagosur, një tjetër që është qytetar i Dibrës edhe ai është i plagosur dhe që të dy janë dërguar me urgjencë për në Shkup. Në Dibër po mbizotëron një gjendje kaotike që fatkeqësisht në vendin e ngjarjes prej orës 11 e deri më tani nuk është komandanti i policisë, nuk është inspektori i krimeve, policia në Dibër nuk funksionon dhe nuk ka kuadër përkatës’, tha Ruzhdi Lata, kryetar i Komunës Dibër.

Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, personi që ka kryer vjedhjen është pikasur nga kalimtarët dhe njëkohësisht ka ndeshur në rezistencën e pronarëve të argjendarisë. Personat e tjerë që mbështetnin plaçkitësin qëndronin jashtë. Pas zbulimit të skemës, kalimtarët e rastit i janë vërsulur grabitësit për ta neutralizuar, dhe në këtë përleshje, janë shkrepur edhe armët.

Një i vdekur dhe 4 të plagosur në Dibër, mbyllet kufiri me Shqipërinë

Aktualisht, policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Dibrës nga ana maqedonase, kur një shqiptar shtetas i Shqipërisë, ku në një përpjekje për grabitje është hapur zjarr duke mbetur i vrarë një person dhe plagosur 4 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në qendër të qytetit, raporton korrespondenti i noa.al duke iu referuar burimeve nga vendngjarja. Një person i maskuar, ka tentuar të grabisë dyqanin e vëllezërve Erebara nga Dibra sot rreth orës 13:15. Hajduti u pikas nga kalimtarët dhe njëkohësisht hasi në rezistencë nga pronarët e dyqanit. Në distancë të afërt gjendeshin edhe dy persona të tjerë që dyshohet se ishin suport i hajdutit të maskuar.

Gjatë këtyre çasteve, kalimtarët i janë sulur grabitësit për ta neutralizuar. Në rrethana të paqarta ka pasur shkrehje arme zjarri që çoi në vrasjen e të dyshuarit të maskuar, që rezultoi se ishte shtetas i Shqipërisë. Policia maqedonase ende nuk ka konfirmuar emrin e viktimës. Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Njëri nga plagosurit është pronari i dyqanit, Mexhit Erebara i cili është dërguar për mjekim të mëtejshëm në Shkup. I plagosuri i dytë është taksisti Agron Cami, i cili rastësisht u gjet në vendin e ngjarjes. Dy të plagosurit e tjerë janë shtetas shqiptarë të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për mjekim në spital dhe po mbahen nën ruajtje policore pasi dyshohen si bashkautorë të grabitjes tragjike. Aktualisht, policia ka mbyllur të gjitha hyrje-daljet nga qyteti si dhe vendkalimin kufitar me Shqipërinë në Bllatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat